-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

S’ka pakt! Kurti: Borrell hoqi dorë nga propozimi i BE-së

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell, se ka hequr dorë nga afati i marsit të vitit 2023 si datë përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Kurti thënë se BE-ja ka propozuar që Kosova të mos japë gjoba për targat ilegale, e të vazhdojë me qortime e Serbia të mos lëshojë më targa me akronime të qyteteve të Kosovës.

“Natyrisht për ne nuk është e pranueshme nëse nuk shoqërohet me atë me çfarë jemi ftuar këtu, dakordimin që me urgjentë të angazhohemi për marrëveshjen finale për normalizim të plotë të marrëdhënieve. Afati ka qenë marsi i vitit 2023.

Pra, po vijmë këtu në Bruksel për t’u marrë vesh drejt një ecje të re për marrëveshje para marsit të vitit 2023. Me keqardhje e them se ndërmjetësit, në këtë rast Borrelli, hoqi dorë nga afati i marsit të vitit 2023, dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se kur janë takuar në Paris në kuadër të Forumit për Paqe, Borrell, kishte thënë se propozimi nuk është franko-gjerman, por i BE-së dhe i mbështetur nga Franca dhe Gjermania.

“Në rregull pra, edhe ne ashtu do ta quajmë propozimi i BE-së. Mirëpo, sot po them me keqardhje, ai hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Kurti. “Po e them me keqardhje, sepse vetë e kanë propozuar marsin e vitit 2023, dhe në anën tjetër gjithashtu, propozimi është i Bashkimit Evropian”.

“S’do të jetë periudhë e lehtë,” Vuçiç: S’ka marrëveshje, presim ç’do bëjë Kosova

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit