Policia e Durrësit ka arrestuar 40-vjeçarin që aksidentoi me vdekje një 39-vjeçar te Arena Karting Albania në Shijak.
Kujtojmë që ditën e djeshme gjatë garave me mjete sportive 40-vjeçari me iniciale F.A është përplasur me mjetin e 39-vjeçarit me iniciale A.M ku si pasojë ky i fundit ka humbur jetën.
Njoftimi policisë:
Shijak/Durrës Informacion shtesë mbi aksidentin me pasojë vdekjen e 40-vjeçarit, ndodhur mbrëmjen e sotme, në fshatin Pjezë, Shijak, te Arena Karting Albania. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, kanë bërë arrestimin e shtetasit F. A., 40 vjeç, banues në Tiranë. Mbrëmjen e sotme, në fshatin Pjezë, Shijak, te Arena Karting Albania, gjatë garave me mjete sportive, shtetasi F. A., duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. M., 39 vjeç. Si pasojë e përplasjes, shtetasi A. M., ka humbur jetën. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme