Një aksident ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Levan-Tepelenë” në Gorishovë.
Drejtuesi 38-vjeçar me inicialet E. B., ka dalë nga rruga për shkak të humbjes së kontrollit të makinës, të tipit “Fiat”.
Si pasojë e daljes nga rruga, është plagosur pasagjerja 68-vjeçare me inicialet U. B.
Ajo ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.









