-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stuhi në Kretë, 500 emigrantë Libianë në det të hapur

Kryesoret

Një operacion shpëtimi po organizohet nga Roja Bregdetare në Greqi, pas sinjaleve të marra në mesnatën e ditës së sotme nga një varkë peshkimi me rreth 500 emigrantë libianë në ujërat e Kretës.

Sinjali i alarmit nga pala e emigrantëve u transmetua nëpërmjet 112 për shkak të stuhive që po mbizotërojnë zonën.

Sipas mediave greke, anija e peshkimit me emigrantët ishte nisur nga Libia drejt Italisë.

Greqia dërgoi në vendngjarje mëngjesin e sotëm një roje shpëtimi dhe një skaf patrullimi, të cilat u detyruan të ktheheshin në bazën e tyre për shkak të motit të keq.

Menjëherë pas raportimeve se Rojet Bregdetare greke u kthyen në bazën e tyre, u nisën 2 anije italiane.

Rreth orës 10:30, 2 anijet italiane mbërritën në vendngjarje dhe mundësuan ankorimin e varkës së emigrantëve në njërën nga anijet italiane.

Hapi i radhës që pritet të ndërmerret është tërheqja e anijes së peshkimit me emigrantët drejt Palaiochora në Kretë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit