Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi që ka në varësi Emergjencat Civile deklaroi se situata e përmbytjeve është qetësuar në veri të vendit dhe se tashmë fokusi do të zhvendoset në jug ku pritet stuhi.
Ai tha se në operacione në ndihmë të banorëve janë angazhuar 640 ushtarë.
“Reshjet kanë vazhduar, por jo si 2-3 ditët e para. Kjo ka bërë që problematika të jetë ende prezente. Uji është tërhequr nga ¾ e sipërfaqes.
Shkodra dhe Lezha janë qarqet me të prekura. 22 familje janë të evakuuara tani nga 52 që ishin. Tani kemi zhvendosje drejt jugut te reshjeve me intensitet. Priten prurje të larta në Shushicë” tha ai.
Peleshi ngriti një problem që lidhet me rezervuarët. “Janë rreth 600, që u janë transferuar bashkive, lënë shumë për të dëshiruar” tha ai.