-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi në Bruksel, Kurti tregon detajet: Borrell ishte në krahun e Serbisë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur sërish për takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Kurti ka shpalosur detaje nga propozimi që kishte dhënë BE-ja për çështjen e targave.

Kryeministri shtoi se propozimi nuk përmbante ndalimin e lëshimit të targave ilegale nga ana e Serbisë.

“Gjatë tetë orëve i zhvilluam 6 takime. Parakushti për targat kishte të bënte vetëm me pezullimin e veprimeve nga ana e Qeverisë së Kosovës, dhe jo me ndalimin e lëshimit të targave nga ana e Serbisë. Ne ishim të pajtimit që për ti dhënë hapësirë bisedimeve për propozimin e BE-së të pezullonim fazën e dytë të vendimit për targat, mirëpo natyrisht atëherë kur Serbia ndalon së regjistruari vetura me targa ilegale”, tha Kurti.

“Në paragrafin e parë bëhej ftesë për përqendrim me urgjencë në propozimin e BE të përkrahur nga Gjermania e Franca për normalizim të marrëdhënieve. Në paragrafin e dytë ishte çështja e targave së bashku me granacionet për komunitetin serb që do të diskutoheshin në propozimin e BE. Kurse në paragrafin e tretë teksti bënte thirrje që të fillonin menjëherë bisedimet për propozimin e BE-së në nivel të lartë për të arritur një marrëveshje para marsit 2023”, tha Kurti.

Ai bëri të ditur se ka dalë i fundit nga ndërtesa e BE-së në Bruksel, duke thënë se “ka ekzistuar edhe përpjekja e fundit”.

“Ka qenë edhe përpjekja e fundit. Emisari special Lajçak ka ardhur te dhoma ku ndodhej delegacioni ynë dhe bëri edhe një përpjekje të fundit për një tekst i cili do ta përfshinte edhe propozimin e BE-së, por më pastaj na njoftoi se presidenti i Serbisë nuk e ka pranuar këtë dhe tashmë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ndodhej tashmë në konferencë për media”, u shpreh Kurti./ Telegrafi

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit