Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski ka folur rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi për çështjen e targave, duke thënë se termi “normalizim” është mashtrues sepse për Beogradin ‘normale’ nënkupton mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe provokimin e konflikteve për të parandaluar njohjen e ndërsjellë.
Bugajski në një postim në Twitter shkruan se pa barazi të plotë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian do të shuajnë pafundësisht zjarre.
“‘Normalizim’ është një term mashtrues. Për Beogradin ‘normale’ nënkupton mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe provokimin e konflikteve për të parandaluar njohjen e ndërsjellë.
Pa barazi të plotë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, SHBA-ja dhe BE-ja do të shuajnë pafundësisht zjarre”, shkruan Bugajski.
Good call with Kosovan PM @AlbinKurti. Thanked him for constructive engagement in finding a way forward to deescalate tensions and committing to urgently work on normalization of relations between Kosovo and Serbia in the EU-facilitated dialogue, which the U.S. strongly supports.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) November 24, 2022