Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në vendin e quajtur “Kthesa e Jorgucatit” një 31-vjeçar me inicialet K. Q., i cili po transportonte 6 emigrantë nga lindja e mesme për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt pagesës.
Policia ka sekuestruar automjetin me të cilin po bëhej transportimi i emigrantëve dhe 1 telefon.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.