-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

11 ditë në det, fotoja që po bën xhiron e botës

Kryesoret

Një foto e postuar në Twitter të hënën nga roja bregdetare spanjolle është bërë virale në mediat sociale.

Në foto duken 3 emigrantë të cilët qëndronin në pjesën e jashtme të anijes e cila ishte nisur prej 11 ditësh nga Nigeria drejt Las Palmas.

Menjëherë sapo anija ka arritur në port është bërë i mundur shpëtimi i tyre.

Roja bregdetare spanjolle u shpreh se të 3 emigrantëve u është dhënë ndihma e parë pasi vuanin nga dehidratimi dhe hipotermia.

Që kur janë shtuar kontrollet në rrugët detare të Mesdheut, mijëra njerëz humbasin jetën çdo vit gjatë këtij udhëtimi torturues.

Një udhëtim i cili po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm kryesisht për shkak të përdorimit të varkave prej druri ose gomone.

Në tetor të vitit 2020, katër persona u mbytën në krye të një cisterne nafte në Lagos të cilët qëndruan të fshehur për 10 ditë përpara se të zbuloheshin nga policia.

Sipas qeverisë spanjolle migrimi detar është rritur me 51% në muajt e parë të këtij viti në krahasim më një vit më parë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit