Gazetari Jul Kasapi ka deklaruar se ata që janë arrestuar për kokainën e sekuestruar në Frakull janë vetëm punëtorë.
Ai tha se drejtuesit e grupit mund të mos jenë në Shqipëri. Kasapi shtoi se “kokat” e krimit në Dubai nuk janë më të qeta duke iu referuar arrestimeve të fundit.
“Kokat e trafikut nuk janë kapur. Policia ka dy grupe në Fier që janë të evidentuar, por që ndonjëherë për mungesë provash.
Gjolena është financues por nuk është koka e grupit. Personat që janë kapur janë punëtorë. Kokat asnjëherë në Shqipëri nuk kapen
Sot ka pasur edhe një lajm të mirë. Për ata që nuk janë në Shqipëri Europoli për herë të parë ka një oficer ndërlidhës.
47 persona janë arrestuar, katër prej tyre në Dubai dhe kjo tregon se imuniteti i Dubait ka rënë, referuar kryetarët e grupeve kriminale. Tashmë nuk mund të jetojnë kaq të qetë” tha ai.