-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Në 6 Dhjetor do të jem në shesh te Kryeministria

Kryesoret

Ish-presidenti Ilir Meta sot vendosi kurora me lule në memorialin “Nëna Shqipëri” me rastin e Ditës së Çlirimit. Sot, tha kryetari i partisë së Lirisë ka një tjetër betejë, forcimi i demokracisë.

Është një ditë mirënjohje për të gjithë ata që kundërshtuan pushtimin që në 7 Prill 1939 dhe deri në ditën e Çlirimit të atdheut. Sot është edhe një ditë reflektimi për t’u angazhuar të gjithë më shumë, sidomos të rinjtë dhe të rejat për një betejë po kaq të rëndësishme, që është forcimi i Shqipërisë, i garantimit të së ardhmes së saj si një vend europian dhe demokratik” tha ai.

Më pas Ilir Meta komentoi situatën politike duke garantuar se në 6 dhjetor do të jetë në shesh në protestën që do të organizohet në ditën e Samitit të BE-së në Tiranë.

Ju e dini, që Nëntori për në shqiptarët është muaji i pavarësisë i çlirimit dhe lirisë dhe ju e dini që dhjetori po kështu për të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë është muaji i demokracisë dhe Europës dhe pa asnjë diskutim që në 6 dhjetor ne do të jemi të gjithë për të brohoritur se “do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa” tha Meta.

Po ku do të zhvillohet protesta, pasi policia dhe bashkia nuk i lejojnë përpara Kryeministrisë? “Siguria në Shqipëri është gjithmonë në kërcënimin e mafies në pushtet dhe kurrsesi të qytetarëve. Nuk është njoftuar biletë ndaj kryetarit të bashkisë, pasi bileta e tij është pa kthim në 14 Maj, por një manifestim europian, që e gjithë Shqipëria dëshiron që të japë një mesazh mirënjohje” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit