Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak është shprehur se epoka e marrëdhënieve të arta mes Britanisë dhe Kinë ka përfunduar.
Deklarata e këtij të fundit erdhi pas shtypjes së protestave nga qeveria në Kinë.
Por ai paralajmëroi kundër “retorikës së Luftës së Ftohtë”, duke shtuar se rëndësia globale e Kinës nuk mund të injorohet.
Sunak është përballur me presion nga mbështetësit konservatorë për të ashpërsuar qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kinës që kur ai mori detyrën si kryeministër muajin e kaluar.
Policia ka bërë disa arrestime dhe një gazetar i BBC-së u arrestua teksa mbulonte një protestë në Shangai të dielën. Ai u rrah dhe shkelma nga policia gjatë arrestimit dhe u mbajt për disa orë para se të lirohej.