-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

3 viktima dhe 28 të plagosur nga sulmi në Pakistan

Kryesoret

Nga një sulm kamikaz me bombë në Pakistan kanë mbetur të vrarë 3 persona dhe janë plagosur 28 persona të tjerë.

Mes viktimave të sulmit mbeti i vrarë edhe një fëmijë.

Sipas oficerit të lartë të policisë, Azhar Mehesar, sulmi kamikaz synonte një automjet policie i cili po shoqëronte një ekip vaksinimi kundër poliomielitit.

Një tjetër polic, Abdul Haq, u shpreh se mes të plagosurve janë 22 policë.

Në një deklaratë të shpërndarë nga mediat e huaja, talibanët pakistanezë morën përgjegjësinë për shpërthimin.

Ata kishin njoftuar të hënën se do t’i jepnin fund armëpushimit që kishin shpallur në korrik.

Grupet që vaksinojnë fëmijët kundër poliomielitit janë shpesh shënjestër nga talebanët pakistanezë.

Lëvizja e Talibanëve të Pakistanit që nga viti 2007 ka vrarë rreth 80 000 persona.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit