-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kremlini: Paqja me Ukrainën është e pamundur

Kryesoret

Paqja midis Rusisë dhe Ukrainës duket e pamundur. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka theksuar ditën e djeshme se shpresat për një paqe në Ukrainë janë të zbehta.

Ai vuri theksin gjithashtu se për momentin çdo dialog midis Rusisë dhe Ukrainës është i pamundur për arsye se bisedimet janë refuzuar plotësisht nga pala ukrainase. “Operacioni special ushtarak vazhdon”, shtoi zyrtari rus, i cili ka fajësuar presidentin Ukrainës për mungesën e negociatave.

Lufta midis Rusisë dhe palës ukrainase ka nisur me datë 24 shkurt dhe që nga ajo datë janë bërë përpjekje të vazhdueshme për shtrëngim duarsh por siç duket diçka e tillë nuk pritet të ndodhe në një të ardhme të afërme. Kujtojmë se thirrjet nga perëndimi për Kievin në lidhje me nisjen e bisedimeve me Moskën kanë qenë të vazhdueshme.

Në lidhje me këtë çështje dhe qëndrimi i Ukrainës ka qenë i qartë. Zyrtar Ukrainas kanë theksuar se Ukraina nuk i ka refuzuar kurrë bisedimet me palën ruse por diçka e tillë do të ndodhë vetëm në rast se trupat  ushtarake ruse largohen nga territoret e Ukrainës. Kusht ky që nga pala ruse është e papranueshëm.

Në këtë pikë, është e pamundur të ketë negociata mes palëve. Si rrjedhojë dhe Rusia do t’i arrijë qëllimet e saj në Ukrainë me anë të vazhdimit të operacionit special ushtarak. Edhe pse deri më tani nuk ka pasur një tryeze bisedimesh Uashingtoni ka bërë disa tentativa për të bindur Zelenskyn që të jetë ‘më bashkëpunues’ me Rusinë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit