Bashkimi Evropian ka shprehur mbështetje për iniciativën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për zhvillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta me Rusinë, në një përpjekje të re për t’i dhënë fund konfliktit që vazhdon prej më shumë se tre vitesh.
Në të njëjtën linjë, presidenti francez Emmanuel Macron ka vlerësuar se kushtet janë pjekur për rifillimin e dialogut diplomatik me Moskën me synimin e arritjes së një paqeje të qëndrueshme.
“Ne e mirëpresim thirrjen e presidentit Zelensky për negociata të drejtpërdrejta dhe për një armëpushim. Ukraina dëshiron paqe dhe e njëjta gjë vlen edhe për Evropën”, deklaroi zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anita Hipper, gjatë një konference për media në Bruksel.









