-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Messi kundër Lewandoswski-t, kush do të fitojë kreun e grupit?

Kryesoret

Kupa e Botës për ditën e sotme do të fillojë në orën 16:00 me skuadrat e grupit D.

Skuadrat e para të këtij grupi që do zbarkojnë në fushën e blertë janë Tunizia dhe Franca.

Ndeshje e cila do të luhet në stadiumin “Education City”.

Franca ndodhet e para në renditjen e grupit D me 6 pikë pa asnjë ndeshje të humbur .

Ndërkohë Tunizia me 1 pikë renditet e fundit.

Në po të njëjtën orë dy skuadrat e tjera të grupit D, Australia dhe Danimarka do të përballen në stadiumin “Al Janoub”.

Australia renditet e dyta në tabelën e grupit me 3 pikë.

Ndërsa Danimarka ka fituar vetëm 1 pikë deri më tani.

Mbrëmjet e sotme do ta pushtojë grupi C me një përballje shumë të rëndësishme për kualifikim në fazën e të 16-ve mes Polonisë dhe Argjentinës.

Ndeshja do të nisë në orën 20:00 dhe do të luhet në stadiumin “974- Ras Abu Aboud”.

Polonia renditet e para në grupin C me 1 pikë më shumë se Argjentina e cila ka grumbulluar vetëm 3 pikë.

Në stadiumin “Lusail” po në orën 20:00 do të përballet Arabia Saudite me Meksikën.

Arabia ka fituar 3 pikë ndërsa Meksika vetëm 1 pikë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit