Prishtina u trondit mbrëmjen e sotme nga vrasja e dyfishtë e nënës së bashku me foshnjën që mbante në bark nga partneri i saj.
Ngjarja e rëndë ndodhi në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, para Klinikës së Gjinekologjisë, rreth orës 18:00
Sipas burimeve të Klan Kosovës, një grua 35-vjeçare që kishte shkuar për ta lindur foshnjën e saj në Klinikën e Gjinekologjisë, u qëllua me dy plumba nga ish-bashkëshorti i saj.
Viktimë mbeti Hamide Magashi, ndërsa autori i dyshuar është Sokol Halili. Klan Kosova ka rënë në kontakt me një dëshmitare e cila i ka dëgjuar fjalët e fundit të viktimës para se ajo të vritej.
“Po, më duket se ka qenë shtatzënë sepse ka bërtitur: ‘pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte’”.
“Ai veç e ka nxjerrë pistoletën prej xhepit dhe e ka qëlluar dy herë”, ka shtuar dëshmitarja.
Menjëherë pas raportimeve për vrasjen e gruas shtatzënë, Klan Kosova e ka kontaktuar Policinë e Kosovës e cila ia ka konfirmuar vrasjen.