27 persona janë arrestuar nga anti-mafia italiane në një operacion ku mes tyre janë 6 shqiptarë të akuzuar për trafik heroine nga Shqipëria në Itali. Ndaj disa prej tyre rëndon dhe akuza e bashkëpunimit e aktivitetit kriminal mafioz. Prokurori i Antimafias Italiane Nicola Gratteri deklaroi në një emision se mafia shqiptare është pasuruar shumë në Shqipëri nga korrupsioni i lartë që ekziston.
“Mafia shqiptare nuk është më ajo e grabitjeve në vila, por është një mafia shumë e strukturuar që është bërë pasuruar shumë në vendin e saj falë një korrupsioni të niveli të lartë. Sot në Europë ka tre mafie të rrezikshme: mafia kalabreze Ndrangheta, mafia shqiptare dhe mafia e afrikano-veriore.
Mafia kalabreze Ndrangheta ka një xhiro biznesi të barabartë me 50 miliardë euro në vit, është e pranishme në Australi, në SHBA, Kanada, Gjermani e cila është vendi europian me praninë më të madhe të ndranghetistave në territorin e saj, pasi ka një legjislacion të favorshëm e jo një kontrast të vërtetë kundër pastrimit të parave të pista. Në Gjermani mund të hysh në një dyqan makinash me një valixhe me para të blesh me para në dorë një automjet e askush nuk të pyet se ku i more këto para.
Mafia kalabreze Ndrangheta ka monopolin e kokainës në Amerikën Jugore. Kanë mbërritur të parët në kontaktimin e blerjes e transportit të saj në Europë dhe është e vetmja mafie që mund të blejë kokainë nga pyjet e Amazonës me një çmim 1000 euro kilogrami, kur të gjitha mafiet e tjera e blejnë me 1800 euro. Nga 1 kg kokainë fitimi është katërfish e nuk ka fitim më të madh se sa ky biznes, kur një gramë kokainë shitet 50 euro” tha ai.