-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reagimi i Kurtit për vrasjen e 35-vjeçares, Musliu: Shqetësohem për shëndetin e tij mendor

Kryesoret

Qëndrimi i Kryeministrit të Kosovës Kurti për krimin makabër që ndodhi mbrëmjen e djeshme në martenitetin e QKUK-së në Prishtinë, ku 35- vjeçarja Hamide Magashi u vra në mënyrë mizore nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili, ka shkaktuar një sërë reagimesh. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në facebook, komenton deklaratën e Kurtit duke thënë se ai po flet si analist e si opozitar, dhe se ende nuk e ka kuptuar që është udhëheqës i shtetit. Ndërsa, ka kërkuar nga Kurti që të kërkoi përgjegjësi të merr masa dhe të veproj.

Një grua shtatzënë kishte urdhër mbrojtje. Shteti i udhëhequr nga ai, ka rënë në çdo drejtim. Përgjegjësi kërko Kryeministër! Merr masa, vepro. Për atë punë je aty”, ka thënë Abdixhiku.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu gjithashtu ka reaguar në një postim të bërë në Facebook, ka shkruar se “shqetësohet për shëndetin mendor të kryeministrit”.

Kur i lexoj këto deklarata, unë seriozisht shqetësohem për shëndetin mendor të Kryeministrit të Kosovës!”, ka shkruar Musliu.

Në të njëjtën linjë ishte edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaji i cili e ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti për vrasjen makabër.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Kurti është është shndërruar në bashkëpjesëmarrës në krimet makabre që po ndodhin përditë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit