Këtë të enjte në Bruksel është diskutuar edhe njëherë në lidhje me Shqipërinë dhe rrugën e saj Evropiane. Procesi i diskutimit vjen pak ditë përpara se në vend të vijnë gjithë krerët e vendeve të BE dhe njëkohësisht edhe komisionerja e BE, Von der Leyen.
Rezoluta i kërkon mazhorancës që ta kthejë procesin e integrimit në një proces kombëtar duke përfshirë opozitën dhe Kuvendin në këtë proces.
“Nënvizon nevojën për përfshirjen e Kuvendit të Shqipërisë në procesin e integrimit Evropian për të avancuar edhe më tej aftësitë e tij legjislative, buxhetimin dhe mbikqyrjen, i bën thirrje Kuvendit që të finalizojë ndryshimet e kërkuara për të përcaktuar rolin e të fundit në procesin e integrimit dhe për ta kthyer këtë në një proces kombëtar”, thuhet në rezolutë.
Për Parlamentin Evropian është shqetësuese fakti që Shqipëria ka vuajtur nga nxjerrja e të dhënave personale dhe i bën thirrje Shqipërisë që të implementojë GDPR për të mbrojtur më mirë të dhënat personale të qytetarëve.
Po ashtu i bën thirrje palëve politike që të arrijnë në një konsensus në lidhje me reformën elektorale të vendit ndërsa vë në dukje zbatimin e gjithë kërkesave dhe këshillave të raporteve të OSBE/ODIHR duke përfshirë edhe financimin e parive.
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë ngritur shqetësimin e zgjedhjeve, manipulimit të tyre, blerjes së votës, përdorimit të burimeve shtetërore dhe përdorimit të krimit të organizuar në zgjedhhje.
Ky shqetësim është përfshirë në Rezolutën e miratuar, ku theksohet se “nënvizohet përgjegjësia e përbashkët e forcave politike në Shqipëri për të përforcuar dhe për të fuqizuar një dialog ndërpartiak dhe bashkëpunim politik, duke mundësuar funksiononimin e institucioneve demokratike dhe duke vazhduar përmismin e qeverisjes, transparencën dhe pluralizimin, përfshirë edhe praninë aktive të shoqërisë civile; i bën thirrje rëndësinë e arritjes së një konsensusi mes aktorëve kryesorë politikë dhe rëndësinë e ndërtimit të një tradite konstruktive parlamentare dhe kulturës së bashkëpunimit. I bën thirrje nevojës për të adresuar problemet e krijuara nga zgjedhjet dhe evidentuara në rekomanedimet e OSBE/ODIHR dhe Komisonit të Venecias përpara zgjedhjeve të përgjithshme të radhës, duke përmisuar më tej aksesibilitetin edhe integritetin e zgjedhejve duke ndaluar blerjen e votave dhe keqpërdorimin e burimeve administrative, duke përfshirë dhe digjitalizimin, transparencën dhe mbrojtjen e të dhënave sikundër dhe aksesin e njëjtë në media. Po ashtu edhe rishikimin e ligjit dhe rregullave në lidhje me financimin dhe funksionimin e partive politike.”
Njëkohësisht Parlamenti Evropian duket që ka pranuar edhe kërkesën e PD në lidhje me votimin e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe domosdoshmërinë e asaj vote duke e shtuar si çështje në rezolutën e miratuar.
Në progres raportin e fundit të Bashkimit Europian vërehet një kritikë e ashpër e tij në raport me zbatimin e MSA sidomos në fushën e lirisë së garës. Rezoluta e Parlamentit Evropian vë theksin pikërisht në shkeljet e MSA për të cilat opozita ka akuzuar qeverinë duke nisur nga Aeroporti i Vlorës dhe deri tek Porti i Durrësit.
Gjithashtu rezoluta vë në dukje edhe mbrojtjen e mjedisit, duke kujtuar se lumi i Vjosës duhet të mbrohet i gjithi sikundër dhe parqet kombëtare.
Vëmendje ka marrë gjithashtu edhe sulmet e rregullta që kanë pësuar gjyqtarët dhe prokurorët që janë konsideruar si të patolerueshme nga ana e PE duke u dënuar ashpër.
Nuk ka kaluar pa u vërejtur dhe sulmet e qeverisë ndaj medias së lirë dhe gazetarëve, ku në rezolutë theksohet se “i bën thirrje Shqipërisë për të siguruar një politikë të tolerancës zero ndaj intimidimit dhe sulmeve ndaj gazetarëve dhe medias.