-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata: S’ka ulje pagash për gjyqtarët dhe prokurorët

Kryesoret

Gjykata Themelore në Prishtinë ka pezulluar vendimin e Qeverisë së Kosovës për ulje të pagave për gjyqtarë dhe prokurorë.

Një njoftimin e kësaj gjykate, thuhet se shtyhet ekzekutimi i vendimit të Qeverisë, i datës 23 nëntor, derisa ky organ të marr vendim përfundimtar gjyqësor për këtë çështje.

Më 29 nëntor, Shoqata e Prokurorëve të Kosovës kishte paditur Qeverinë e Kosovës, dhe përvec kërkesës së anulimit të këtij vendimi, aty kërkohej dhe caktimi i masës së përkohshme deri në marrjen e vendimit përfundimtar.

Javën e kaluar, Qeveria e Kosovës vendosi për ulje të pagave për gjyqtarë dhe prokurorë.

Më ketë vendim, pagat e tyre u kthyen në nivelin që ishin më 2017.

Në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, figuron se paga vjetore e një gjyqtari para vitit 2017 ka qenë rreth 13 mijë euro, kurse paga vjetore aktuale është mbi 25 mijë euro.

Në ditën kur Qeveria e mori këtë vendim, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), vendosi që të reduktohet puna në gjykata si dhe të pezullohet bashkëpunimi në çdo aktivitet që organizohet, apo ku janë të pranishëm përfaqësues të Qeverisë së Kosovës./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit