Një person është arrestuar në Pogradec pas një sherri që përfundoi me një të plagosur me thikë. I arrestuar është 28-vjeçari me inicialet A. S.
Policia deklaron se mbrëmjen e djeshme, në spitalin e Pogradecit është paraqitur për mjekim, D. K., 48 vjeç, banues në Memëlisht, i cili deklaroi se gjatë një konflikti për motive të dobëta me A. S., ky i fundit e kishte goditur me grushte dhe me sende të forta.
Policia iu vendos pas autorit, që fillimisht nuk pranoi që të ndalonte makinën tip “Benz” duke ikur me shpejtësi, por më pas u arrestua dhe nga testi rezultoi i dehur.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjetën një thikë dhe një shkop druri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.