-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FFK ankohet në FIFA për “fyerjet dhe thirrjet raciste” ndaj shqiptarëve në ndeshjen Zvicër-Serbi

Kryesoret

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) tha se ka dorëzuar në Federatën Botërore të Futbollit (FIFA) ankesë dhe dëshmi, për shkak të, siç tha, “fyerjes së rëndë të trajnerit të përfaqësueses së Serbisë” si dhe “veprimeve raciste të tifozëve serbë” gjatë ndeshjes Zvicër-Serbi, të mbajtur më 2 dhjetor në kuadër të Kupës së Botës.

Sipas FFK-së, shfaqja e sloganeve me mesazhe politike dhe raciste ndaj shqiptare u dëgjuan pothuajse gjatë tërë ndeshjes, që Zvicra e fitoi me rezultat 3:2.

“FFK kërkon nga FIFA hetim të këtij rasti dhe sanksione ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, në mënyrë që thirrjet fashiste njëherë e përgjithmonë të qëndrojnë larg stadiumeve të futbollit dhe larg ngjarjeve si Kupa e Botës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Sipas FFK-së, thirrje të tilla nga tifozë të ekipeve pjesëmarrëse në Kupën e Botës, që po mbahet në Katar, “nuk mund të kuptohen e arsyetohen nga askush, sidomos tani kur Evropa po kërcënohet nga situata e brishtë e sigurisë si pasojë e agresionit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë”.

“Ekipe dhe tifozë me sjellje e filozofi të urrejtjes së njeriut për njeriun nuk do të duhej të kenë vend në ngjarje kaq të rëndësishme sportive siç është Botërori ‘Katari 2022’”, tha FFK-ja më 4 dhjetor.

Në përfaqësuesen e Zvicrës luajnë lojtarë me prejardhje shqiptare, përfshirë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri me prejardhje nga Kosova, dhe Ardon Jashari me prejardhje nga Maqedonia e Veriut./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit