-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E PLOTË-Çfarë ndodhi sot në Tiranë! Hap pas hapi nga samiti te grushti kundër Berishës dhe dyshimet

Kryesoret

“Gjakoset” samiti i Bashkimit Europian në Shqipëri. Tirana ishte sot kryeqendra e BE-së, pasi liderët e vendeve të unionit, por edhe Ballkanit dhe shumë delegacione të tjera zbarkuan në tokën shqiptare për të dhënë një mesazh të fortë për këtë pjesë të Europës që është ende jashtë bllokut.

Por një goditje kundër Sali Berishës ktheu vëmendjen nga samiti te protesta, jo vetëm të mediave vendase, por edhe të Europës, pasi mbi 300 gazetarë ishin sot në Tiranë.

Por çfarë ndodhi?

Gjithçka nisi e qetë. Kryeministri Edi Rama në njërin krah vazhdonte pritjen e liderëve te stadiumi “Air Albania” ndërsa në krahun tjetër opozita përgatitej për protestën e paralajmëruar. Erdhi ora 12:00. Sali Berisha dhe Ilir Meta u drejtuan për në bulevard. Te ish-hotel Dajti, pasi më tej ishte gjithçka e blinduar me perimetër të sigurisë së lartë duke mos lejuar tubimin që të bëhej te Kryeministria.

Atëherë kur nuk pritej, gjatë ecjen dhe i rrethuar nga truprojat, një i ri i shpëton grupit të shoqërimit dhe godet Sali Berishën me grusht në fytyrë. Ish-kryeministri humbet ekuilibrin dhe bie, por truprojat dhe mbështetësit reagojnë me shpejtësi. Goditjen e kishte marrë në pjesën e fytyrës. Grushti i kapi faqen dhe hundën duke e gjakosur.

Militantët iu kthyen agresorit, Gerti Shehu 31-vjeç nga Tirana duke e goditur me shkelma dhe grushte për disa minuta deri sa e gjakosën më pas e dorëzuan në polici, e cila e dërgoi në spital për mjekim për shkak të plagëve të shumta në trup. Sali Berisha nuk u dorëzua. U ngjit në podium. Hapi mitingun dhe sërish e mbylli.

Akuzat mbi agresorin

Lideri i PD-së Sali Berisha akuzoi se pas atij që e cilësoi atentat qëndron Edi Rama, Bledi Çuçi dhe Ardi Veliu. Sipas tij gjithçka ishte e planifikuar dhe se autori ishte agjent i policisë kriminale, që përdorej si i infiltruar nga policia në aksionet e drogës.

Drejtori i policisë, Muhamet Rrumbullaku e rrëzoi këtë version duke thënë se i riu nuk ka asnjë asnjëherë agjent. Por, si Sali Berisha edhe Ilir Meta akuzuan me forcë, se i riu u përdor nga pushteti për të bërë atentatin.

Kontradiktat

Ermira Kaçaçi, nëna e 31-vjeçarit Gerti Shehu tha se i biri nuk është militant me asnjë parti, madje as për të votuar. Ajo shprehu keqardhjen që fatkeqësia e tij të shfrytëzohet politikisht dhe deklaroi se i biri para 10 ditësh ka kryer vizitën e fundit dhe pi në mënyrë të rregull ilaçet edhe dhëna nga mjeku Sadik Lala. Por mjeku e rrëzoi versionin e nënës duke thënë se për herë të fundit për t’u vizituar ka qenë 2-3 muaj më parë.

Reagimet

Ambasada e SHBA-së, OSBE, por edhe përfaqësi të tjera ndërkombëtare dënuan sulmin kundër Sali Berishës duke e cilësuar të rëndë dhe skandaloz. Kryeministri Edi Rama gjithashtu dënoi goditjen që iu bë rivalit politik, por nuk pranoi që ta komentonte në konferencën e samitit me liderët e BE-së. Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, por edhe drejtuesit e partive dënuan sulmin. Po ashtu, nuk munguan reagimet nga Presidenti Begaj dhe kryetarja e Kuvendit, Nikolla.

Jehona ndërkombëtare

Lajmi mbi sulmin kundër Sali Berishës bëri jehonë në mediat ndërkombëtare nga “Reuters”, te italianët, grekët, francezët dhe padyshim në rajon. Mbi 300 gazetarë që ishin në Tiranë nga vendet e BE-së dhe rajonit pasqyruan incidentin e rëndë që ndodhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit