Me fitoren e mbrëmjes së djeshme Argjentina arrit të priste një biletë për në fazën gjysmëfinale të Botërorit.
Dueli i cili prodhoi tensione si gjatë ndeshjes edhe gjatë ekzekutimit të penalltive.
Ngjarja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve pasi tensionet shkuan deri edhe në përplasje mes lojtarëve.
Ndër ta ishte edhe kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi dhe Paredes.
Messi u përplas verbalisht me trajnerin dhe anëtarët e Holandës si edhe me arbitrin e ndeshjes, Lahos.
Ata u përplasën me lojtarët dhe stafin e Holandës teksa mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se FIFA ka hapur një hetim disiplinor kundër dy lojtarëve të Argjentinës.
Nëse Komisioni i Disiplinës në FIFA sheh thyerje të rregullave me sjelljen e dy lojtarëve mund të ketë penalizime për lojtarët të cilët mund të mungojnë gjatë ndeshjes kundër Kroacisë.
Ndeshje e cila do të luhet të martën në 20:00 dhe nëse ata do të mungojnë në përballje do të jetë një goditje e madhe për ekipin argjentinas.
Një ngjarje e cila do të sjellë mungesën e Messit në gjysmëfinale dhe jo për shkak të ndonjë problemi por nga sjellja jo e mirë.
Por vulën vendimtare do ta vendosë Komisioni i Disiplinës i cili nuk ka dhënë akoma asnjë vendim zyrtar.