11 dhjetori përkon me 32 vjetorin e themelimit të PD-së. Por kjo do të jetë një festë e ndarë mes dy kampeve, asaj të Alibeajt dhe Berishës.
Enkelejd Alibeaj ka organizuar takimin festiv në Hotel Tirana ku është shprehur se PD-ja është partia e vlerave amerikane.
“Çdo tradhti e çdo largim nga këto vlera është tradhti ndaj demokratëve. Çdo përpjekje për interesa personale në parti është një moment që duhet të ndalemi dhe të kuptojmë metamorfozën,” është shprehur ai.
Nga ana tjetër, Sali Berisha ka njoftuar për festime në Hotel Rogner në orën 18:00.