-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdogan: Nëse fitoj zgjedhjet presidenciale, do të jetë mandati im i fundit

Kryesoret

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan la të kuptohet se do të kandidojë për një mandat të fundit si president, duke njoftuar se më pas do t’ia dorëzojë stafetën rinisë.

Presidenti i Turqisë gjatë një fjalimi në Samsuda u shpreh se kërkon mbështetjen e popullit për herë të fundit, duke lënë të kuptohet se nëse ai fiton në zgjedhjet e ardhshme, do të jenë të fundit për të.

“Ne do t’ia dorëzojmë këtë flamur të shenjtë rinisë sonë”, shtoi ai.

Erdogan është në pushtet që nga viti 2003 dhe Partia e tij islamike-konservatore për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) shpresojnë të mbajnë kontrollin e vendit në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në qershor të vitit 2023.

Por presidenti turk po përballet me shumë probleme, ndër to edhe një inflacion që ka arritur në 84.4%.

Në tetor, Erdogan kishte përsëritur dëshirën e tij për të përgatitur një kushtetutë të re turke që do të ishte “demokratike, e thjeshtë dhe vizionare”.

Sipas disa vëzhguesve kjo u interpretua si një qëllim për të modifikuar kufirin e dy mandateve presidenciale të parashikuar nga kushtetuta turke.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit