-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nderime për Pele, Brazili planifikon zëvendësimin e yjeve në fanellë me zemra

Kryesoret

Ekipi brazilian po planifikon të nderojë Pelen duke ndryshuar tre nga pesë yjet në fanellën e tyre me zemra.

Legjenda 82-vjeçare po vuan nga një sëmundje e rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital kohët e fundit për shkak se nuk po i bëjnë më efekt kimioterapitë.

Legjenda e brazilit që atëherë ka dhënë një përditësim pozitiv për shëndetin e tij duke pranuar se ai është i fortë dhe plot energji.

Në nderim të tij skuadra e Brazilit i bëri homazhe pas fitores së tyre në 1/8 e finales ndaj Koresë së Jugut duke mbajtur lart një baner me emrin e tij dhe një foto të tij duke ngritur Kupën e Botës.

Por brazilianët kanë vendosur ta nderojnë atë edhe një herë.

Kësaj here ata po planifikojnë të ndryshojnë tre nga pesë yjet në fanellën e tyre.

Yjet përfaqësojnë pesë Kupat e Botës që kanë fituar, trofe të fituar më shumë se çdo kombëtare tjetër.

Tre prej të cilat u fituan kur Pele ishte pjesë e kombëtares përkatësisht në vitet 1958, 1962 dhe 1970.

Brazili e nis rrugëtimin e tyre për kualifikimet në Kampionatin Botëror që mbahet në vitin 2026 në mars dhe ndërsa kundërshtarët e ndeshjes së tyre të parë nuk janë shpallur, do t’u japë atyre mundësinë të veshin fanellën për herë të parë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit