-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haradinaj hedh akuza ndaj Kurtit: Po i shërben interesave ruse dhe serbe!

Kryesoret

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një shkrim të gjatë të publikuar në llogarinë e tij personale në Facebook, ka hedhur një sërë kritikash ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Haradinaj, konsideron Kurti është duke refuzuar ta ndjekë rrugën amerikane, dhe është duke i shërbyer interesave ruse dhe serbe për destabilizimin e veriut dhe të rajonit.

“Përfundimisht, kryeministri Kurti duke refuzuar ta ndjekë rrugën amerikane, është duke i shërbyer interesave ruse dhe serbe për destabilizimin e veriut dhe të rajonit. Jam i bindur se SHBA dhe NATO nuk do ta lejojnë një gjë të tillë, dhe do të kthehet normaliteti në veri”, ka thënë ai.

Haradinaj shtoi se pas përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës nga gjendja e krijuar, secili që ka qenë i përfshirë në akte kriminale, do të marrë ndëshkimin e merituar, e ata që ishin në shërbim të atdheut, posaçërisht policët e Kosovës, do t’i marrin meritat.

“Pas skanimit të pasojave nga gjendja e krijuar, secili që ka qenë i përfshirë në aktet kriminale në veri, do ta marrë ndëshkimin e merituar, por edhe meritat për të gjithë ata që ishin në shërbim të mbrojtjes së Atdheut, posaçërisht policët, të cilëve Kosova u ka shumë borxh”,  u shpreh Haradinaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit