Tre fëmijë kanë vdekur dhe një tjetër është dërguar në spital në gjendje kritike, pasi kanë ranë në një liqen të ngrirë, Babbs Mill Park, në Solihull të Britanisë së Madhe.
Djemtë e moshës 8, 10 dhe 11-vjeçare kanë vdekur, ndërsa kërkimet në liqen po vazhdojnë për të përcaktuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe nëse dikush tjetër ka rënë në ujë.
“Mendohet se ata kishin luajtur në akull në Babbs Mill Park”, tha Policia.
Ata u dërguan me urgjencë në spital pasi u nxorën nga uji, por autoritetet britanike thanë se ishte e pamundur që të shpëtoheshin, ndërkohë që fëmijë 6 vjeç është në gjendje të rëndë në spital.









