-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FMN ngriti alarmin për koncesionet PPP/ Meta: Të publikohen emrat e kompanive fituese!

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbështetur deklaratën e Fondit Monetar Ndërkombëtar drejtuar qeverisë shqiptare për transparencën e koncesioneve të PPP-ve.

Në një postim në Facebook, Meta thotë se është domosdoshmëri që qeveria të bëjë publik emrat e kompanive fituese që kanë të bëjnë me PPP-të për tërmetin dhe fondet e rindërtimit.

Sipas ish-Presidentit, qeveria duhet të bëjë patjetër transparencë përpara shqiptarëve.

‘Mbështes deklaratën e Bordit të Drejtuesve të Fondit Monetar Ndërkombëtar drejtuar Qeverisë shqiptare për domosdoshmërinë e publikimit të kontratave të prokurimit publik dhe emrave të kompanive fituese, që kanë të bëjnë me pandeminë dhe fondet e rindërtimit për tërmetin. Është e domosdoshme që pa vonesë, Qeveria të bëjë transparencë para shqiptarëve.’, shkruan Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit