Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar në lidhje me tensionet e ditëve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë.
Stoltenberg ju ka bërë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të ndalojnë përshkallëzimin e veprimeve.
Duke shtuar se është në të mirën e të dyja vende që të ulin tensionet dhe të jenë të gatshëm të dialogojnë.
“Forcat tona janë gati vigjilente. NATO dhe BE po bashkëpunojnë ngushtë”, ka thënë më tej Stoltenberg.