-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

5 rusë të paditur në SHBA, pastronin para dhe kontrabandonin municione

Kryesoret

Pesë rusë dhe dy amerikanë janë paditur në SHBA për pastrim parash dhe blerje të teknologjisë ushtarake në emër të qeverisë ruse.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi se këta persona dyshohet se kanë blerë nga kompanitë amerikane teknologji ushtarake dhe me përdorim të dyfishtë (ushtarake dhe civile) të destinuara për sektorin e mbrojtjes ruse.

Ata dyshohen gjithashtu për komplot për të kontrabanduar municione dhe armë snajper në kundërshtim me sanksionet e SHBA-së.

Nëse shpallen fajtorë, të pandehurit përballen me 30 vjet burg .

Autoritetet ruse dhe vetë të dyshuarit deri më tani nuk kanë bërë asnjë deklaratë.

Zyra e Prokurorit të SHBA për Distriktin Lindor të Nju Jorkut pretendon se të pandehurit ishin të lidhur me kompanitë me bazë në Moskë Sernia Engineering dhe Septal LLC.

Kompani të cilat “operonin nën drejtimin e inteligjencës ruse dhe blinin produkte elektronike të avancuara dhe pajisje të avancuara testimi për ushtrinë ruse.

Sipas prokurorëve amerikanë, Sernia dhe Ceptal kishin një rrjet të gjerë kompanish guaskë dhe llogari bankare në mbarë botën, duke përfshirë edhe SHBA-në.

Këto rrjete u krijuan për të fshehur lidhjet me autoritetet ruse.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit