-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Vitin tjetër rishikojmë mundësinë e rritjes së pagave për pedagogët!

Kryesoret

Kryeministri, Edi Rama deklaroi mbrëmjen e sotme se do të kishte një tjetër rishikim për rritjen e pagave të pedagogëve për vitin e ardhshëm. Por ai theksoi se kjo rritje nuk do ishte uniforme për të gjithë trupën akademike.

Gjatë ceremonisë së 65 vjetorit të universitetit të Tiranës, Rama tha se do të kishte rritje për të vlerësuar më shumë ata të cilët e meritonin më shumë.

“Po shtoj edhe dy fjalë për pagat sepse është bërë një debat i konsiderueshëm. U bë rritja e nevojshme e pagave për të arritur atë objektiv që kishim dhe ndërkohë po përgatitemi bashkë me forumin që kemi krijuar me rektorët për të parë disa konkluzione të një raporti mbi situatën aktuale dhe ku duam të shkojë universiteti në 2030-tën. Po përgatitemi të diferencojmë pagat në kuptimin e diferencimit të kontributeve të qeverisë dhe buxhetit për të vlerësuar më shumë cilësinë, për t’u dhënë më shumë mundësi atyre që japin më shumë. Që prej vitit të ardhshëm do japim një shembull sesi do bëhet, që do thotë se do shihet rritja e pagave për pedagogët, por gjysma tjetër e fjalisë është që kjo rritje nuk do jetë uniforme”- u shpreh Rama.

65-vjetori i “UT”, Rama batuta me Veliajn: Duke i dhënë votën lali Erit vitin tjetër, do kemi më pak…

Mes të tjerash, kryeministri tha se numri i universiteteve në Shqipëri ishte tepër i madh dhe duhej parë mundësia e një reforme të re me në qendër universitetin e Tiranës. Ai tha se duhej të mendohej seriozisht për rankimin e universiteteve shqiptare në rang ndërkombëtar.

Kreu i ekzekutivit shtoi se aktualisht në universitetin e Tiranës nga 800 pedagogë, gjysma prej tyre merrnin pjesë në projekte që financohen nga Bashkimi Europian, krahasuar me 50 që kishin qenë më herët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit