Menjëherë pas përfundimit të përballjes mes Kroacisë dhe Marokut ku kroatët arritën të fitonin me rezultatin 2-1 është bërë ceremonia e fituesit të vendit të tretë në Kupën e Botës.
Kroatët u nderuan me medalje bronzi duke rrëmbyer vendin e tretë në renditjen e Botërorit.
Sapo ata morën medaljet pranë tyre janë afruar fëmijët dhe pjesëtaret e ekipit të cilët ishin pranë lojtarëve që nga fillimi i turneut.
Ata nuk arritën të ishin pjesë e ëndrrës së madhe për të fituar Kupën e Botës por arritën të shkonin deri në gjysme finale dhe i rrëmbyen Marokut vendin e tretë.
Një arritje e rëndësishme për Luka Modric i cili mbylli sot karrierën e tij me kombëtaren dhe jo pak por me vendin e tretë në Botëror.
Ai është shprehur se ky do të jetë Botërori i tij i fundit.