-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Modric nuk jep lamtumirën, qëndron me kroatët edhe në Ligën e Kombeve

Kryesoret

Mesfushori kroat, Luka Modric është shprehur pas fitores së sotme ndaj Marokut (2-1) se do të mbetet në kombëtare për finalet e Ligës së Kombeve që zhvillohen vitin e ardhshëm.

Modric ka zhvilluar një sezon shumë të mirë duke dhuruar spektakël në fushë.

“Plani im ishte që të qëndroja deri në fund të Ligës së Kombeve, që është vitin e ardhshëm. Ndoshta disa ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian. Mendoj se bëmë diçka të madhe”.

“Ne donim arin, por nuk ia dolëm. Megjithatë, ne mund të krenohemi për të gjitha këto dhe ne vijmë si fitues në Kroaci, kjo është një medalje speciale për kampionatin e dytë radhazi, jemi rritur shumë, Kroacia nuk është më një mrekulli që ndodh çdo 20 vjet, tani na shohin si një superfuqi”.

“Lojtarët e rinj në skuadër kanë sjellë energji të reja dhe ne kemi një të ardhme. Për disa është udhëtimi i parë dhe tashmë kanë nga një medalje dhe mua më janë dashur 12 vjet për këtë”, ka thënë kapiteni i Kroacisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit