Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka deklaruar se Rusia pothuajse ka dështuar ushtarakisht në luftën e saj në Ukrainë dhe kjo sipas tij mund të përshkallëzojë rrezikun për sulme të mëtejshme.
Gjithashtu ai është shprehur se lufta në Ukrainë tregoi unitetin e botës kundër agresionit rus dhe se janë hedhur themele të forta kundër përshkallëzimit bërthamor.
Ndër të tjera mediat gjermane flasin edhe për një plan të koordinuar shumëvjeçar nga Rusia që është zbatuar dhe tashmë po arrin një pjesë të synimeve të saj.
“Ideja nuk ishte vetëm ushtarake, por edhe ekonomike dhe politike, synohej të dobësohej Ukraina dhe të shkaktonte një valë refugjatësh në Evropë. Objektivi kryesor është nga njëra anë për ta bërë Ukrainën jo tërheqëse për rusët dhe nga ana tjetër për ta bërë Ukrainën të vuajë më shumë nga Rusia. Qëllimi është arritur deri më tani – miliona njerëz janë larguar nga vendi. Pavarësisht sanksioneve dhe protestave që nga 24 shkurti, recesioni në Ukrainë këtë vit është 35%, ndërsa në Rusi është rreth 15%. Sundimtarët e Kremlinit po përpiqen ta kthejnë Ukrainën në një gërmadhë të braktisur”.