-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenca e Kosovës: S’do biem pre e shfaqjes së sponsorizuar nga Beogradi

Kryesoret

Tensionet e shkaktuara nga protestat e serbëve në Jarinjë të Kosovës kanë sjellë reagime të shumta.

Në lidhje me situatën ka reaguar edhe shefi i zyrës së presidents së Kosovës, Blerim Vela.

Përmes një postim në Twitter ai u shpreh se e gjitha situata ishte e organizuar nga Beogradi dhe se integriteti territorial i Kosovës është i pa cenueshëm.

Vela shtoi se Kosova nuk do të bëhet pjesë e kësaj shfaqjeje të organizuar nga krahu i djathtë i politikës serbe.

Postimi i plotë:

Protestuesit kaluan nga “nema predaje” (pa dorëzim) në “hajmo nazad” (të tërhiqemi)… Kjo tregon se sa e organizuar ishte kjo “protestë” e regjimit të Serbisë .

#Kosova nuk do të bjerë pas kësaj teatrale të krahut të djathtë të sponsorizuar nga Beogradi dhe Moska. Integriteti ynë territorial është i pacenueshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit