Gjyqi për Faruk Ozerin, i cilësuar si “bosi” i kriptomonedha dhe mashtrimit, është shtyrë së rish. Këtë herë avokati i tij nuk është paraqitur në seancë.
Mungesa në sallën e gjyqit e avokatit Klodian Skënderaj ka shtyrë sërish gjyqin për shqyrtimin e vendimit të ekstradimit të themeluesit të platformës Thodex. Avokati mbrojtës i Ozer është gjobitur me 50 mijë lekë nga Apeli i Durrësit për zvarritje të procesit gjyqësor.
Për Ozerin është kërkuar ekstradimi i tij drejt Turqisë dhe të vuajë dënimin atje, por ky i fundit është shprehur se i rrezikohet jeta në vendin e tij.
Më 17 nëntor, gjykata e rrethit gjyqësor Elbasan, pas shumë shtyrjesh të procesit, vendosi ekstradimin në Turqi të Ozerit. Ky vendim u ankimua.
Në fund të gushtit, Ozer u arrestua në Shqipëri për llogari të Turqisë ku akuzohet për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.