Kryeministri Edi Rama ndau disa çmime për artistët e rinj të vendit tonë, të cilët morën pjesë në konkursin e pikturës “Shqipëria Ime”.
Gjatë momenti të fundit, kur Rama mblodhi të gjithë artistët për të bërë foto dhe madje u kërkoi të qeshnin e të dilnin të lumtur, një vajzë i bëri një kërkesë për nevojën bazë të një fëmije: shkollimin.
Kryeministër, kam tre vjet që nuk kam shkollë, kam shumë dëshirë që shkolla jonë të bëhet. Nga Berati, Goriçani,” tha vajza, ndërkohë që Rama ja delegoi mesazhin Kushit.
Kamerat hoqën fokusin nga vajza duke e kamufluar situatën me nxënës të tjerë që morën certifikatat e vlerësimit.