Ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së u re që kreu i partisë Sali Berisha u shfaq pa syzet e diellit, në gjendje më të mirë shëndetësore.
Kujtojmë që Berisha mbante syzet e diellit për të mbuluar plagën që ju shkaktua në fytyrë si pasojë e grushtit të të riut Gert Shehu në mes të turmës.
Sulmi ndaj Berishës ndodhi pak para se të niste protesta, ditën që në Tiranë mbahej samiti BE-Balkani Perëndimor.
Ish kryeministri e ka cilësuar këtë sulm të orkestuar nga socialistët ndërsa është shprehur se e ka falur agresorin pasi ai është përdorur për të kryer këtë akt.