-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin përcakton të mërkurën synimet ushtarake të Rusisë për vitin 2023

Kryesoret

Kremlini ka njoftuar se të mërkurën presidenti rus, Vladimir Putin në një takim me me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes do të përcaktojë qëllimet ushtarake të Rusisë për vitin e ardhshëm.

“Më 21 dhjetor, presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë një takim të zgjeruar me zyrtarë të Ministrisë ruse të Mbrojtjes. Aty do të përmblidhet puna e forcave të armatosura ruse në vitin 2022 dhe do të përcaktohen detyrat për vitin e ardhshëm ”, tha Kremlini të martën.

Folësi kryesor i takimit sipas informacioneve do të jetë ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

“Ai do të raportojë mbi ecurinë e operacionit special, sasinë e armëve dhe pajisjeve të marra nga trupat gjatë vitit të kaluar, ndërtimin e infrastrukturës ushtarake, rezultatet e aktiviteteve ndërkombëtare të ministrisë dhe sigurimin social të personelit ushtarak”, tha shtypi i Kremlinit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit