Tre persona janë arrestuar në Tiranë, pasi falsifikonin dokumente të ndryshme, kundrejt përfitimit monetar. Të arrestuarit janë; Gezim Xhafa, Artur Bramo dhe Shpetim Bega të tre banues në Tiranë.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt përfitimeve monetare, falsifikonin diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme.
Gjatë kontrollit të ushtruar u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, skanera, usb, njësi kompjuterike, printera, karta identiteti, diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme, të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.