Një 15-vjeçar është ndaluar nga policia në fshatin Grudë e Re, në Shkodër. Ai qarkullonte me armë dhe ishte kthyer në shqetësimi për banorët.
Policia ka gjetur një armë zjarri pushkë, pa fishekë në zonën ku banonte i mituri.
“Autor i dyshuar i këtij rasti është shtetasi J. B., 15 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, i cili për shkak të moshës, procedohet në gjendje të lirë. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, 15-vjeçarit iu gjet një armë zjarri pistoletë, pa krehër dhe pa fishekë në të. Gjithashtu, në zonën përreth banesës së këtij shtetasi, u gjet edhe një armë zjarri pushkë, pa fishekë në të. Të dyja armët e zjarrit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale,” ka njoftuar policia.