-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

85 kg kanabis brenda “AUDI Q7”, kapet i riu nga Fieri (EMRI)

Kryesoret

id Rizvani është arrestuar ditën e djeshme në Fier. 26-vjeçari  është pronari i makinës ‘Audi Q7’ ku u zbuluan 85 kg kanabis. I riu është personi i dytë i arrestuar për sasinë e kanabisit të gjetur. Në 21 dhjetor u arrestua Armando Tërnova ndërsa u shpall në kërkim 31-vjeçari Nehat Rizvani i cili arriti të arratisej.

Në makinë u zbuluan tre thasë me kanabis me peshë deri në 85 kg. Ndërkohë policia po vijon me veprimet hetimore dhe kërkimet për të kapur 31 vjeçarin që arriti të arratisej gjatë aksionit.

‘DVP Fier/Vijon operacioni policor antidrogë i koduar “Hamil”. Si rezultat i të cilit, ditën e djeshme, u sekuestruan 85 kg kanabis. Kapet dhe vihet në pranga një 26-vjeçar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 26-vjeçari, Vahid Rizvani, pronari i automjetit “Audi Q7”, me të cilin 2 shtetasit e tjerë po transportonin 3 thasët me kanabis.

Në kuadër të këtij operacioni, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, u kap dhe u ndalua shtetasi Vahid Rizvani, 26 vjeç, banues në Hamil, i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

26-vjeçari është pronari i automjetit tip “Audi Q7”. Ai dhe shtetasit A. T., 25 vjeç  dhe N. R., 31 vjeç (i shpallur në kërkim), po transportonin 3 thasë më lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 85 kg. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.’, njofton Policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit