Paniku ka mbizotëruar në Stamboll në zonën e Bebekut për shkak të shembjes së një pjese të një restoranti.
Siç raporton rrjeti turk Haberler, një pjesë e një restoranti pranë detit u shemb duke plagosur katër persona.
Ata janë dërguar në spital por gjendja e tyre nuk është shqetësuese.
Në videot e publikuara shihen njerëz në ujë duke tentuar të dalin jashtë.
Për momentin nuk janë zbardhur rrethanat e sakta në të cilat ka ndodhur ngjarja ndërsa operacioni për shpëtimin e atyre që kanë mbetur në ujë po vijon ende.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e policisë, zjarrfikësve dhe mjekësore.
Administrata Rajonale e Besiktashit ka lëshuar një deklaratë: “ Sot rreth orës 21.00, katër qytetarë kanë mbetur të lënduar nga shembja e një ballkoni në një restorant në rrugën Bebek Arnavutköy ”.
“ Të lënduarit janë dërguar në spital nga ekipet e urgjencës mjekësore dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Në zonë janë marrë masat e nevojshme të sigurisë dhe ka nisur hetimi”.
https://twitter.com/yirmiucderece/status/1606360303960195082?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1606360303960195082%7Ctwgr%5E8497b50c5f2cb016e538dde52ce52a8e8f9eba5d%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.protothema.gr%2Fworld%2Farticle%2F1321929%2Fkonstadinoupoli-katerreuse-tmima-estiatoriou-sto-bebek-anthropoi-epesan-sti-thalassa%2F
Bebek Arnavutköy tavanı veya islelesi çöken restoranın görüntüsü pic.twitter.com/tR8MSGGiIT
— UmutBalkis (@UmutBalkis) December 23, 2022