Gjykata e Vlorës ka nxjerrë nga qelia Vasil Bollanon. Ish-kryetari i bashkisë së Himarës u arrestua dy ditë më parë pasi aksidentoi për vdekje një 17-vjeçar.
Por duket se gjykata ka marrë në konsideratë argumentin e paraqitur nga Bollano për gjendjen shëndetësore duke e lënë në arrest shtëpie.
Bollano gjendet në spitalin e Vlorës. 66-vjeçari që sipas avokatit vuan nga leucemia e diabeti sot u mor nga policia nga spitali dhe u dërgua në gjykatë.
17-vjeçarin Elio Hamiti u përplas nga Bollano që po drejtonte automjetin në aksin rrugor Orikum-Llogara, në afërsi të fushës së sportit.
Si pasojë e dëmtimeve të marra 17-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Shtypi adoleshentin! Polici mban çantën, Bollano me pranga: Jam me tension e diabet