-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadorja e BE-së: Të fortë së bashku, 2022 një vit i rëndësishëm për Shqipërinë

Kryesoret

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Christiane Hohmann është shprehur se puna për të afruar Shqipërinë me BE po vazhdon që të japë rezultate, teksa thekson se fillimi i negociatave të anëtarësimit dhe Samiti i Tiranës ishin piketa kyçe në këtë drejtim.

Me anë të një postimi në Twitter ajo ka uruar shqiptarët për festat e fundvitit dhe ka shkruar se 2023 do të jetë një vit tejet i rëndësishëm për anëtarësimin në BE.

“Ndërsa viti 2022 po mbyllet, ne shikojmë prapa në një vit të rëndësishëm për Shqipërinë në këto kohë të vështira të shënuara nga qëndrueshmëria njerëzore dhe solidariteti evropian.

Puna jonë për ta afruar Shqipërinë me BE-në vazhdon të japë rezultate: fillimi i negociatave të anëtarësimit dhe Samiti i Tiranës ishin piketa kyçe.

Ne jemi të lidhur me të njëjtat vlera dhe qëndrojmë të fortë së bashku.

Në emër të stafit të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ju uroj Gëzuar Krishtlindjen  dhe Vitin e Ri”, shkruan Hohmann

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit