-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Analisti amerikan: Serbia po paguan njerëz për të destabilizuar Kosovën

Kryesoret

Profesori amerikan, Daniel Serwer është përfshirë të një debat me Kryeministren serb, Ana Bërnabiç në Twitter, e cila vazhdimisht polemizon me këdo që nuk i jep të drejtë Serbisë në veprimet e saj.

Serwer i ka thënë Bërnabiqit që askush nuk ka të drejtë të bllokojë rrugët dhe të kryejë sulme. Dhe, kjo nuk do të thotë se serbëve të Kosovës u ndalohet të protestojnë paqësisht për kërkesat e tyre.

“E dashura Ana Bërnabiç, askush nuk e vë në dyshim të drejtën e serbëve të Kosovës për të protestuar paqësisht, por nuk është asnjë e drejtë për të bllokuar rrugë, sulmuar policinë dhe për të rrezikuar sigurinë publike.

Dhe, nuk keni të drejtë si Kryeministre e Serbisë të fusni njerëz në listë pagesash për ta destabilizuar një shtet fqinj”, ka shkruar Serwer.

Që nga 10 dhjetori, rrugët në veri të Kosovës që çojnë në dy pikat kufitare, janë bllokuar me barrikada. Për barrikadim janë përdorur kryesisht kamionë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit