-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve: Liri e fituar me gjak, 5 prioritete për Atdheun

Kryesoret

Në këtë 5Maj, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve.

Meta u shpreh se kjo ditën na kujton gjakun që është derdhur për çlirimin e Shqipërisë.

Ai tha se Partia e Lirisë duhet t’i dalë zot vendit dhe mbi të gjitha Atdheut. ‘Ndaj kemi në fokus 5 prioritete kryesore për 4 milionë shqiptarë’, tha Meta.

“Kjo ditë na kujton sa gjak është derdhur për çlirimin dhe lirimin e  Shqipërisë. Në këtë ditë që na kujton se liria e ka çmimin shumë të shtrenjtë dhe duhet bërë çdo sakrificë për të mbrojtur dhe për ta merituar atë.

Jemi këtu sepse besojmë te shenjtëria e gjakut të dëshmorëve. Besoj shumë te Atdheu, dhe Atdheu na duhet të jetojmë të lirë dhe të mos harrojmë që themeluesit e kësaj force politike 20 vite më parë, krijuan një forcë të re politike.

Kjo forcë politike duhet t’i dalë zot vendit dhe mbi të gjitha atdheut. Ndaj kemi në fokus 5 prioritete kryesore për 4 milionë shqiptarë” u shpreh kreu i PL.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit